Sport

Trajnerit Reja me 'dhembje koke', edhe Armando Broja me probleme fizike...

Priten të thirren me urgjencë Redon Xhixhën i Tiranës dhe Tedi Cara i Partizanit, dy lojtarë të grumbulluar në miqësoret e fundit ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit.

14 Nëntor 2022, 15:51 Nga DOSJA

Trajnerit Reja me 'dhembje koke', edhe Armando Broja me probleme

DURRES - Rishfaqen problemet për Kombëtaren shqiptare në prag të sfidës miqësore me Italinë. Trajneri Reja ka probleme të mëdha me repartin e sulmit. I fundit që ka shfaqur probleme me të mbërritur në grumbullim, ka qenë Armabdo Broja, i cili ka dhimbje mesi dhe do të jetë në dyshim për ndeshjen me Italinë.

Në këtë situatë reparti i sulmit të mbetet i varfër, me vetëm me Ernest Muçin. Si rrjedhojë priten ftesa urgjente për sulmuesit e Partizanit, Tedi Cara dhe Xhulio Skuka, dy lojtarë të grumbulluar në miqësoret e fundit ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll