Sport

Teuta, 'e sëmura' e Superiores, Erzeni fiton me përmbysje dhe zhyt durrsakët në fundin e klasifikimit

Kriza e Teutës nuk ka fund. Në javën e 12-të të Kategorisë Superiore, ekipi durrsak është mundur nga Erzeni me shifrat 1-2.

14 Nëntor 2022, 15:18 Nga DOSJA

Teuta, 'e sëmura' e Superiores, Erzeni fiton me përmbysje

DURRËS- Kriza e Teutës nuk ka fund. Në javën e 12-të të Kategorisë Superiore, ekipi durrsak është mundur nga Erzeni me shifrat 1-2. Golat u shënuan të gjitha në pjesën e dytë të ndeshjes, fillimisht do të ishte Teuta që do të kalonte e para në avantazh me Lorenco Vilën në të 48-tën minutë, ndërsa Amir Kahrimanoviç barazoi për Erzenin në minutën e 54'.

Goli i përmbysjes dhe i fitores u realizua nga Patik Nonato në minutën e 69′.Me këtë fitore, Erzeni ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Teuta me këtë humbje renditet në vendin e fundit me 8 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

teuta erzeni

Sondazh

Poll