Sport

I njohuri Luiz Felipe Scolari i jep lamtumirën profesionit të trajnerit… do të jetë drejtor

Ish-tekniku i Brazilit, Luiz Felipe Scolari (74) njoftoi të dielën, se nuk do të punonte më si trajner, por do të mbetet drejtor teknik i klubit të Athletico Paranaense

14 Nëntor 2022, 12:11 Nga DOSJA

I njohuri Luiz Felipe Scolari i jep lamtumirën profesionit të

BRAZIL - Ish-trajneri i ‘seleçaos’, Luiz Felipe Scolari, 74 vjeç, njoftoi të dielën se nuk do të ishte më trajner i një ekipi. Drejtuesi aktual i Athletico Paranaense njoftoi vendimin e tij të dielën, pas ditës së fundit të kampionatit brazilian, teksa përfundoi në vendin e gjashtë pas fitores finale kundër Botafogos (3-0).

Ndihmësi i tij, Paulo Turra do ta zëvendësojë atë në krye të pankinës sezonin e ardhshëm, ndërsa Luiz Felipe Scolari do të mbetet drejtor teknik i skuadrës së Athletico Paranaen.

Gjatë karrierës së tij, tekniku i njohur brazilian udhëhoqi ekipin kombëtar drejt titullit botëror në vitin 2002, si dhe fitoi Kupën e Konfederatave në 2013.

Për sa i përket karrierës së tij në klub, ai fitoi dy Copa Libertadores (1995 dhe 1999) dhe dy tituj kampion të Brazilit me Gremio dhe Palmeiras (në 1996 dhe 2018). Luiz Felipe Scolari gjithashtu drejtoi kombëtaren portugeze për pesë vjet (2003-2008) dhe klubin Chelsea për një sezon.

I njohuri Luiz Felipe Scolari i jep lamtumirën profesionit të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll