Sport

"Më kanë pyetur për...!" Asllani i tregon SHQIPËRINË shokëve italianë, konferenca e mesfushorit para miqësores

Kombëtarja shqiptare ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Italinë dhe Armeninë, që do të luhen në stadiumin “Air Albania” respektivisht më datat 16 dhe 19 nëntor.

14 Nëntor 2022, 15:06 Nga DOSJA

"Më kanë pyetur për...!" Asllani i tregon

SHQIPËRI-Kombëtarja shqiptare ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Italinë dhe Armeninë, që do të luhen në stadiumin “Air Albania” respektivisht më datat 16 dhe 19 nëntor. Në nisje të këtij grumbullimi, për të folur mbi ndeshjet e radhës ishte mesfushori i Interit, Kristjan Asllani.

“Do jetë një ndeshje e veçantë për mua, jetoj në Itali prej moshës 2 vjeçare. Kam shumë shokë atje. Ndeshje e vështirë, por do provojmë të lumturojmë njerëzit tanë. Nuk kam pasur ngacmime nga shokët e skuadrës, por më kanë pyetur se ku do luajmë, ku do rrinë ata dhe gjëra të tilla.

Mezi po e pres si ndeshje. Italia ka nivel shumë të lartë, por ne do provojmë të bëjmë ndeshjen tonë, pasi kemi shumë kualitet. Pak aktivizim tek Inter? Jam lojtar i ri, kam përpara Brozovic dhe Calhanoglu, nga të cilët mund të mësoj. Jam i lumtur me kaq minuta sa kam luajtur, nuk është e lehtë.

Shqipëria më e mirë? Nuk e di, por kjo mund të jetë Shqipëria më e fortë, pasi kemi lojtarë të fortë dhe teknikë. Shpresoj t’i bëjmë të lumtur të gjithë tifozët. Shorti i Euro 2024? Kemi shumë shanse të kalojmë", përfundoi Asllani.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia asllani

Sondazh

Poll