Sport

Surprizat e Kombëtares/ Kuqezinjtë sërish të përgjysmuar, mungojnë emra të mëdhenj

Pas sfidës me Italinë, Kombëtarja kuqezi do të luajë një miqësore me Armeninë në 19 nëntor, ndeshje që mund të jetë e fundit e trajnerit Reja në pankinën kuqezi, pasi kontrata e teknikut italian përfundon në fund të nëntorit 2022.

14 Nëntor 2022, 10:52 Nga DOSJA

Surprizat e Kombëtares/ Kuqezinjtë sërish të

TIRANE - Mbrëmjen e së mërkurës, Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren e luksit me Italinë, skuadrën kampione të Europës. Trajneri Reja riktheu të gjithë futbollistët që luajnë në kampionate të ndryshme jashtë Shqipërisë, por një pjesë e tyre nuk i janë bashkuar, për arsye se nuk janë lejuar nga klubet.

Kështu, nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Reja, futbollistët Berat Gjimshiti, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Sokol Cikalleshi, Arlind Ajeti dhe Bekim Balaj, pikërisht për këtë arsye. Në fakt, vlen të theksohet, se Cikalleshi, Ajeti dhe Balaj, nuk figuronin në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja përpara pak ditësh.

Ndeshja miqësorë mes Kombëtares shqiptare dhe Italisë do të luhet në një datë zyrtare të FIFA-s, megjithatë klubet nuk janë të detyruara që të lejojnë futbollistët e tyre të bashkohen me kombëtaret respektive. Pas sfidës me Italinë, Kombëtarja kuqezi do të luajë miqësore me Armeninë në 19 nëntor, ndeshje që mund të jetë e fundit e trajnerit Reja në pankinën kuqezi, sipas kontratës së tij e cila përfundon në fund të nëntorit 2022.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll