Sport

Arabia Saudite përjashton sulmuesin e njohur nga kombëtarja, rezultoi me doping

Fahad Al-Muwallad u largua nga kombëtarja këtë të dielë "si një masë paraprake". Sulmuesi 28-vjeçar kishte shkelur dalë pozitiv në kontrollin antidoping marsin e kaluar.

14 Nëntor 2022, 11:35 Nga DOSJA

Arabia Saudite përjashton sulmuesin e njohur nga kombëtarja, rezultoi

ARABIA SAUDITE - Hervé Renard do të privohet nga një prej titullarëve të tij të mundshëm.  Trajneri francez i Arabisë Saudite largoi nga kombëtarja Fahad Al-Muwallad "si një masë paraprake".  Sulmuesi ishte pezulluar për 18 muaj nga Agjencia Botërore Anti-Doping nga muaji mars. Ai kishte rezultuar pozitiv për furosemid, një diuretik që maskon praninë e produkteve të tjera.

Një organ arbitrazhi saudit e kishte ulur dënimin e futbollistit, i cili e lejonte atë të luante në Kupën e Botës, raportojnë mediat lokale. Por Federata Saudite e Futbollit përmendi "një apel nga WADA në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS)" dhe, pasi u konsultua me departamentin ligjor dhe avokatin e saj, vendosi të largojë Al-Muwallad nga kombëtarja. Sulmuesi, i cili luajti në Kupën e Botës me 2018 dhe po përgatitej për ‘Katar 2022’, është zëvendësuar nga Nawaf Al-Abed.

Arabia Saudite përjashton sulmuesin e njohur nga kombëtarja, rezultoi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll