Sport

Në pritje të Italisë, shqiptarët 'shkundin xhepat' për të parë Kombëtaren, zbulohen sa bileta janë shitur

Data 16 nëntor po afron. Miqësorja që Shqipëria do të zhvillojë me Italinë në 'Air Albania' po pritet me padurim nga tifozët dhe dashamirës të sportit.

14 Nëntor 2022, 13:58 Nga DOSJA

Në pritje të Italisë, shqiptarët 'shkundin xhepat'

TIRANË- Data 16 nëntor po afron. Miqësorja që Shqipëria do të zhvillojë me Italinë në 'Air Albania' po pritet me padurim nga tifozët dhe dashamirës të sportit. Sipas informacioneve të fundit, deri më tani janë shitur 9 mijë bileta, një shifër që vazhdon të rritet.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e Federatës kanë hapur pjesën e sipërme të tribunës anësore dhe qëndrore pasi kërkesa për një biletë vazhdon të rritet. Kampionët e Europës kanë ardhur në Tiranë dhe padyshim që për tifozët shqiptarë kjo është një mundësi për të pare më nga afër përfaqësuesen e Mancinit.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia italia biletat

Sondazh

Poll