Sport

'Zonjë e frikshme!' Fitorja e gjashtë radhazi, Juventus 'çmonton' Lazion me Kean

Juventus arrin fitoren e gjashtë radhazi dhe ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 31 pikëve.

13 Nëntor 2022, 22:48 Nga DOSJA

'Zonjë e frikshme!' Fitorja e gjashtë radhazi, Juventus

ITALI- Juventus arrin fitoren e gjashtë radhazi dhe ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 31 pikëve. Në javën e 15-të të Serie A, bardhezinjtë mposhtin Lazion me shifrat 3-0. Në 'Allianz Stadium' Moise Kean është protagonisti i madh i ndeshjes me një dygolësh.

Në fund të pjesës së parë, ku çdo gjë ishte e ekuilibruar, numri 18 i bardhezinjve zhbllokon ndeshjen pas një pasimi të Rabiot, por edhe daljes së gabuar të portierit Provedel. Në pjesën e dytë, Kean do të shënonte në minutën e 54', ndërsa në të 89-tën, Milik do të shënonte të tretin pas topit të dhënë nga Chiesa. Me këtë humbje, Lazio shkon në vendin e katërt në kuotën e 30 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

juventus lazio

Sondazh

Poll