Sport

Francë/ Dëmtim i rëndë në gju, shokë dhe kundërshtarë të dëshpëruar, vendosin duart mbi kokë! Do të mungojë në Kupën e Botës

Amine Harit, në pak minuta, kaloi nga ëndrra e Kupës së Botës në makth. Ngjarja ndodhi në MonteCarlo, ku lojtari maroken dëmtoi gjurin e majtë gjatë ndeshjes Monaco-Marseille.

13 Nëntor 2022, 23:07 Nga DOSJA

Francë/ Dëmtim i rëndë në gju, shokë dhe

FRANCË- Amine Harit, në pak minuta, kaloi nga ëndrra e Kupës së Botës në makth. Ngjarja ndodhi në MonteCarlo, ku lojtari maroken dëmtoi gjurin e majtë gjatë ndeshjes Monaco-Marseille.

Në minutën e 58-të, futbollisti i Marseille u përplas keq me kundërshtarin. Kontrasti i fortë bëri që lojtari të prekte menjëherë gjurin dhe të ndjente dhimbje. Stafi mjekësor shkoi menjëherë te lojtari, shokët e skuadrës por edhe kundërshtarët dukshëm ishin të tronditur dhe të dëshpëruar për atë që ndodhi.

Dëmtimi dukej i rëndë, pasi lojtarët e tjerë shpërthyen në lotë.Një e diel tronditëse për Haritin, pasi lojtari ishte grumbulluar me Marokun në Kupën e Botës.

E.Ç (Dosja.al)

marseille amine harit

Sondazh

Poll