Sport

VIDEO/ Shpërthen Cristiano Ronaldo, ‘luftë’ me të gjithë. Akuzon drejtuesit për gjendjen e Man.United: “Ndihem i tradhëtuar"...

Në një intervistë me gazetarin anglez Piers Morgan, sulmuesi portugez qëron hesapet me drejtuesit dhe trajnerin e tij Erik ten Hag, i cili e ka larguar shpesh këtë sezon nga fusha e lojës.

14 Nëntor 2022, 07:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Shpërthen Cristiano Ronaldo, ‘luftë’ me të

ANGLI - Cristiano Ronaldo i ka besuar gazetarit anglez Piers Morgan dhe nuk e ka kursyer Manchester Unitedin, trajnerin dhe drejtuesit, me të cilët marrëdhëniet e tij janë më se të acaruara prej disa javësh. “Ndihem i tradhtuar ”,- siguroi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. “Ndjeva se disa njerëz nuk më donin mua këtu, jo vetëm këtë sezon, por edhe sezonin e kaluar”,- thotë ai në një ekstrakt të publikuar këtë të dielë në mbrëmje.

Ronaldo (37) i pastron hesapet edhe me trajnerin Erik ten Hag, i cili e ka larguar shpesh nga fusha këtë sezon. “Unë nuk kam asnjë respekt për Erik ten Hag, sepse ai nuk tregon respekt për mua”,- shprehet ish-lojtari i Real Madridit. Nëse ti nuk ke respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë për ty”.

VIDEO/ Shpërthen Cristiano Ronaldo, ‘luftë’ me të

CR7 gjithashtu trajtoi ish-shokun e tij të skuadrës Wayne Rooney, i cili mori guximin ta kritikonte: "Nuk e di pse më kritikoi kaq ashpër, ndoshta sepse ai e ka mbaruar karrierën e tij dhe unë jam ende duke luajtur në nivelin më të lartë,"- thotë ai, para se të shtojë duke qeshur: “Nuk do të them që jam më i bukur se ai. Çfarë është e vërtetë…”

Cristiano Ronaldo hedh një vështrim kritik ndaj evolucionit të klubit mancunian. "Unë mendoj se tifozët duhet ta dinë të vërtetën,- tha ai. - Dua më të mirën për klubin. Kjo është arsyeja pse erdha në Manchester United. Por ka gjëra të brendshme që nuk na ndihmojnë të arrijmë në nivelin e Cityt, Liverpoolit dhe tani edhe Arsenalit. Një klub i këtyre përmasave duhet të jetë në krye për mendimin tim dhe fatkeqësisht nuk është kështu…

Që nga largimi i Sir Alex, nuk kam parë ndonjë zhvillim në këtë klub. Asgjë nuk ka ndryshuar. …Siç tha Pikaso, duhet të shkatërrosh për të rindërtuar dhe nëse fillon me mua, kjo nuk është problem për mua. Unë e dua Manchester Unitedin, i dua tifozët e tij, ata janë gjithmonë pranë meje. Por nëse duan t'i bëjnë gjërat ndryshe, duhet të ndryshojnë shumë e shumë gjëra.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll