14 Nëntor 2022, 12:36
Nga A.B
Momenti i firmosjes
SHKUP- Në përfundim të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ministrat përkatës të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshjet dhe memorandumet.
Kryeministri Edi Rama u prit sot nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Mbledhja e dytë mes dy qeverive u mbajt me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
MARRËVESHJET E FIRMOSURA:
-Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të RSh.
-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve.
-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë
-Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.
-Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
-Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave-Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Financave dhe Ekonomisë – Drejtoria gjenerale për doganë e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë (Republika e Maqedonisë së Veriut – Qafë – Thanë Republika e Shqipërisë).
-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.
-Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.
-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.
-Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.
-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës të Republikës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe
-Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026.
-Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
-Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.
-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore.
-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë në fushën e digjitalizimit.
mbledhja e qeverive shqiperi-rmv
Politike
14 Nëntor 2022, 12:33
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha tha se pas marrëveshjes së Portit të Durrësit, fshihet kryeministri Edi R...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:30
A.B
Takimi
SHKUP- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski u zotua gjatë mbledhjes së dy qeverive, se miqësia me kryeministrin Edi Rama do...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:15
A.B
Edi Rama
SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit të dy Qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, se kjo është vetëm gj...
Politike
14 Nëntor 2022, 11:07
k.m.
Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e dy qeverive në Shkup th...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:11
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 12 nëntorit arriti qëllimin duke tronditur themelet e qeverisë. B...
Politike
14 Nëntor 2022, 11:59
f.g
Ministri Robert Jenrick
TIRANE- Një plan propozim i ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick pritet ti japë fund "Hotel Britanis&e...
Politike
14 Nëntor 2022, 11:57
A.B
Takimi
SHKUP- Në mbledhjen e Qeverive Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, ministri Fatmir Besimi shprehu disa rezerva. Gjatë fjalës se tij,...
Politike
14 Nëntor 2022, 11:38
A.B
Dy ministrat
SHKUP- Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë firmosur marrëveshjen për 'Memorandum Mir&e...
Politike
14 Nëntor 2022, 11:32
f.g
Foto nga mbledhja
OHER- Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut kanë firmosur marrëveshjen pë...
Politike
14 Nëntor 2022, 11:21
A.B
Bledi Çuçi dhe Oliver Spasovksi
SHKUP- Në takimin e dy qeverive, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, janë prezantuar nga ministrat...