Bota

Publikohet FOTO e gruas dyshohet se shkaktoi sulmin në Turqi, kishte shall të zi rreth kokës dhe pantallona kamuflazhi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur sot përmes një njoftimi publik se informacionet e para flasin se në sulm është përfshirë një grua, pra se ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në sulmin terrorist. 

13 Nëntor 2022, 18:56 Nga k.m.
Publikohet FOTO e gruas dyshohet se shkaktoi sulmin në Turqi, kishte shall
Gruaja e dyshuar

TURQI- Në rrjetet sociale është shfaqur një foto e një gruaje që dyshohet se është përfshirë në shpërthimin e sotëm në Stamboll. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur sot përmes një njoftimi publik se informacionet e para flasin se në sulm është përfshirë një grua, pra se ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në sulmin terrorist. 

"Autorët e këtij sulmi të tmerrshëm do të demaskohen. Le të jetë populli i sigurt se autorët të dënohen. Përpjekjet për të futur në grackë Turqinë dhe për të shkaktuar terror nuk do të kenë sukses sot apo nesër,"- tha Erdogan.

Publikohet FOTO e gruas dyshohet se shkaktoi sulmin në Turqi, kishte shall
Gruaja e dyshuar

Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen.

shperthimi ne turqi

Sondazh

Poll