Bota

Publikohet VIDEO- Ky është momenti i shpërthimit në Stamboll, 6 persona humbën jetën

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

13 Nëntor 2022, 17:58 Nga A.B
Publikohet VIDEO- Ky është momenti i shpërthimit në
Qytetaret

TURQI- Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur në një shpërthim në një zonë mjaft të frekuentuar në qendër të Stambollit. Autoritetet turke thanë se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale. 

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale ai ka qenë mjaft i fortë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen.

Helikopterët po qarkullojnë lart ndërsa ambulancat nuk reshtin së transportuar të lënduarit. Dyshohet se sulmi mund të jetë një akt terrorist mirëpo hetimet janë ende në vijim e sipër. 

shperthim ne stamboll

Sondazh

Poll