Bota

Shpërthimi me 6 viktima në Stamboll, Erdogan: Sulm i ‘pabesë’, autorët do ndëshkohen

Presidenti turk ka theksuar se shpërthimi është një sulm ‘i pabesë’ dhe se autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë do të ndëshkohen.

13 Nëntor 2022, 16:42 Nga A.B
Shpërthimi me 6 viktima në Stamboll, Erdogan: Sulm i
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka reaguar pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur ditën e sotme në rrugën Istiklal të Stambollit. 

Presidenti turk ka theksuar se shpërthimi është një sulm ‘i pabesë’ dhe se autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë do të ndëshkohen.

Sulmi ndodhi pasditen e sotme në rrugën Beyoğlu Istiklal. Deri më tani janë shënuar 6 viktima dhe 53 persona të plagosur. Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

shperthim ne stamboll erdogan

Sondazh

Poll