Bota

Shpërthimi në Turqi, Stoltenberg: Pamje tronditëse, NATO në solidaritet me aleatin tonë!

Jens Stoltenberg shprehet i keqardhur për gjithçka që ka ndodhur. 

13 Nëntor 2022, 18:41 Nga k.m.
Shpërthimi në Turqi, Stoltenberg: Pamje tronditëse, NATO në
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në Turqi, ku mbetën të vdekur 6 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Pas ngjarjes së ndodhur, në një status në Twitter, Jens Stoltenberg shprehet i keqardhur për gjithçka që ka ndodhur. 

“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë,”-shkruan ai.

Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen.

jens stoltenberg shperthim ne stamboll

Sondazh

Poll