Bota

FOTO+VIDEO/ Britania kujton të rënët në luftë, Charles dhe William nderojnë viktimat! Mbreti shfaqet i mocionuar

Qeveria britanike ka bërë të ditur sot se transporti hekurodhor do të jetë falas ditën e sotme për të gjithë veteranët duke u dhënë mundësi të gjithëve që të nderojnë të rënët në Luftën e Dytë Botërore. Kjo vjen pas rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostos së lartë të jetesës që më shumë se të gjithë ka prekur pensionistët. 

13 Nëntor 2022, 16:04 Nga e.k
FOTO+VIDEO/ Britania kujton të rënët në luftë, Charles
Mbreti Charles III

BRITANI- Sot Britania e Madhe përkujton të rënët në Luftën e Dytë Botërore. Një një ceremoni shtetërore që nisi herët në mëngjes Mbreti Charles II vendosi një kurorë si monark për herë të parë në Cenotaph. Ndërkohë 1 minut heshtje është mbajtur në gjithë Britaninë në orën 11:00. Pas mbretit zyrtarë të lartë me në krye kryeministrin Rishi Sunak vendosën kurora me lule në memorial. 

FOTO+VIDEO/ Britania kujton të rënët në luftë, Charles
Mbreti emocionohet gjatë ceremonisë

Siç duket edhe në foton që ka publikuar 'Daily Mail' Mbreti Charles III është emocionuar gjatë ceremonisë në nder të të rënëve në luftë. Pas vendosjes së kurores nga Charles III të pranishmit kënduan himnin 'God Save dhe King'. Mbreti shoqërohej në ceremoni nga bashkëshortja e tij Camila, princi William dhe Kate dhe princeshë Anne. William ashtu si Mbreti Charles ishte veshur me uniformë ushtarake ku parakaloi para forcave të armatosura dhe më pas vendosi kurorën me lule në memorial.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se transporti hekurodhor do të jetë falas ditën e sotme për të gjithë veteranët duke u dhënë mundësi të gjithëve që të nderojnë të rënët në Luftën e Dytë Botërore. Kjo vjen pas rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostos së lartë të jetesës që më shumë se të gjithë ka prekur pensionistët. 

FOTO+VIDEO/ Britania kujton të rënët në luftë, Charles
Princi William nderon të rënët në luftë

Shërbimi i sotëm shënon edhe 40-vjetorin e luftës në Falklands, në të cilën humbën jetën 255 efektivë britanikë. Shërbime të ngjashme u mbajtën në të gjithë vendin, duke përfshirë Arboretumin Kombëtar Memorial në Staffordshire. Ky ishte një moment i ndjeshëm për Mbretin Charles III duke qenë se Mbretëresha ka treguar gjithmonë një kujdes të veçantë për këtë ditë. Në darkën e organizuar nga veteranët mori pjesë dhe Mbreti i shoqëruar nga bashkëshortja, princi William dhe Kate si dhe princesha Anne. 

Dita u shënua në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me shërbime që po zhvilloheshin gjithashtu në Arboretumin Kombëtar të Memorialit në Staffordshire dhe Memorialin e Luftës së Parë Botërore në Portsmouth, dhe përkujtimore të tjera lokale në të katër vendet. Rreth 10,000 veteranë të Legjionit Mbretëror Britanik, që përfaqësojnë 300 Forca të Armatosura të ndryshme dhe organizata civile, po marrin pjesë në një marshim.

britania e madhe mbreti charles iii

Sondazh

Poll