Bota

E veshur me të zeza/ Princesha Kate shfaqet "e trishtuar" në ceremoninë e përkujtimit në Londër (FOTO)

Familja mbretërore vendosën kurora për të nderuar të vdekurit e luftës në Britani.

13 Nëntor 2022, 16:32 Nga a.l
E veshur me të zeza/ Princesha Kate shfaqet "e trishtuar" në
Kate midleton

BRITANI- Princesha e Uellsit ka marrë pjesë krahë anëtarëve të tjerë të familjes mbretësore në ceremoninë e përkujtimit në nder të të vdekurve në Luftën e Dytë Botësore në Londër. Kate shfaqet e triushtuar, teksa mban veshur një pallto të zezë, e cila ishte stolisur me tre lulëkuqe dhe një kapelë të ngjashme ndërsa qëndronte në ballkon përkrah bashkëshortes së Mbretëreshës, Camilla, për të parë Mbretin Charles dhe  Princin William. Ata vendosën kurora për të nderuar të vdekurit e luftës në Britani.

Në paraqitjen e saj shumë elegant në këtë ceremoni, ranë në sy edhe vathët me diamantë dhe perla që dikur i përkisnin vjehrrës së saj Princeshë Dianës. Diana veshi vathët në raste të ndryshme, duke përfshirë një banket për perandorin japonez Akihito në vitin 1990 - dhe në një gala në Pallatin e Versajës në 1994, shkruan dailymail.

E veshur me të zeza/ Princesha Kate shfaqet "e trishtuar" në
Kate Middleton

Gjatë shërbimit, Charles vendosi një kurorë të re lulekuqe që përfshin një fjongo të përdorura nga nëna e tij e ndjerë dhe gjyshi i tij George VI . Ndërkohë Big Ben thirri kumboi 11 herë në orën 11 të mëngjesit, pasi u kthye në shërbim pas vitesh mirëmbajtjeje dhe riparimi. Ndërsa Charles udhëhoqi kombin në Cenotaph për herë të parë si Mbret, ceremonia ka qenë një moment prekës për familjen mbretërore./ Dosja.al 

kate middleton britania e madhe

Sondazh

Poll