Bota

Shpërthim në Stamboll/ Autorja dyshohet të jetë grua, autoritetet turke: Ky person vendosi një pako në rrugë

Presidenti turk zbuloi se një grua ka lidhje me shpërthimin në sheshin Taksim

13 Nëntor 2022, 17:23 Nga A.B
Shpërthim në Stamboll/ Autorja dyshohet të jetë grua,
Gruaja e dyshimte

TURQI- Autoritetet turke po hetojnë shkakun e shpërthimit vdekjeprurës në sheshin Taksim në Stamboll, ndërkohë që një grua dyshohet si autorja e sulmit.

Sipas informacioneve, para shpërthimit, sulmi ka ndodhu në zonën e Sishaneh, afër rrugës Istiklal, ku 6 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 janë plagosur. Personat që ndodheshin në zonë u larguan drejt dyqaneve të zonës për të shpëtuar veten. Faqja turke ODA TV raportoi se një grua me gjatësi rreth 1.65 u pa duke vendosur një pako në rrugën Istiklal.

Shpërthim në Stamboll/ Autorja dyshohet të jetë grua,

Tashmë në Twitter, përdoruesit e aplikacionit po publikojnë foton e saj të turbullt. Erdogan njoftoi se po hetohet roli i një gruaje në shpërthimin vdekjeprurës.

Në deklaratat e tij më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu referua një gruaje që po hetohet për rolin e saj në "sulmin tinzar", siç e cilësoi ai. 

“Do të ishte gabim të thuash se ky është padyshim terrorizëm, por indikacionet e para dhe informacioni që na ka përcjellë guvernatori im i parë është se këtu ka një erë terrorizmi. Vlerësimet e para janë se një grua ka luajtur një rol në atë që ka ndodhur. Si shefi i policisë së Stambollit ashtu edhe guvernatori ynë po hetojnë shpërthimin dhe kamerat nga vendi i ngjarjes po analizohen. Më pas do të bëjmë njoftimet përfundimtare”, tha Erdogan.

shperthim ne stamboll

Sondazh

Poll