Bota

Tragjike në Australi/ 9-vjeçari shtypet nga dera e garazhit, babai s'e shpëtoi dot

Babai tha se Abdul, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të 10-të në vetëm dy javë, ëndërronte të bëhej mjek, i pëlqente të luante futboll dhe të rrinte me miqtë e tij

13 Nëntor 2022, 15:42 Nga DOSJA
Tragjike në Australi/ 9-vjeçari shtypet nga dera e garazhit, babai
Abdul Razack Tarawaley

AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australi. Një 9- vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke luajtur pranë garazhit në banesën e tij në Melburn me shokun e tij. Sipas mediave të huaja i mituri ishte duke luajtur kukafshehti në momentin kur është zënë nga dera e garazhit dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Babai i tij rrëfen momentin tragjik, teksa u përpoq ta shpëtonte duke e tërhequr nga dera e garazhit, por fatkeqësisht i mituri ishte bllokuar. 

Shërbimet e urgjencës vrapuan drejt shtëpisë në Australi, por Abdul Razack Tarawaley, vdiq tragjikisht në vendngjarje. Djali tjetër i ri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, shkruan The Sun

“Unë u përpoqa të tërhiqja portën, por nuk mundem sepse është shumë e madhe, është shumë e rëndë."

“Ia preka kokën, i preka gishtat, gjithçka është e ftohtë.”

Tragjike në Australi/ 9-vjeçari shtypet nga dera e garazhit, babai
Abdul Razack

Babai tha se Abdul, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të 10-të në vetëm dy javë, ëndërronte të bëhej mjek, i pëlqente të luante futboll dhe të rrinte me miqtë e tij. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik. Policia nuk po e trajton ngjarjen si të dyshimtë./ Dosja.al

abdul razack tarawaley vdes i mituri ne asutrali

Sondazh

Poll