Bota

RËNDOHET BILANCI/ Shpërthimi në Turqi, 4 viktima dhe 38 të plagosur

Kryeprokuroria e Stambollit ka nisur hetimet për shpërthimin, rast për të cilin janë caktuar 5 prokurorë

13 Nëntor 2022, 15:48 Nga A.B
RËNDOHET BILANCI/ Shpërthimi në Turqi, 4 viktima dhe 38 të
Turqi

TURQI- Rëndohet bilanci nga shpërthimi në rrugën Beyoğlu Istiklal. Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha se nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, dhe sipas përcaktimeve të para, 4 persona kanë humbur jetën dhe 38 persona kanë mbetur të plagosur.

Kryeprokuroria e Stambollit ka nisur hetimet për shpërthimin, rast për të cilin janë caktuar 5 prokurorë, raporton Haberturk.

Zjarrfikësit janë dërguar në vendngjarje pas shpërthimit të ndodhur në Beyoğlu, ndërkohë që të gjithë njerëzit janë evakuuar.

Në deklaratën e Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit, është vendosur që të ndalohet transmentimi i emisioneve.

shperthim ne turqi

Sondazh

Poll