Bota

Tensionet ne veri të Kosovës/ Bildt: Vazhdimësi e parehatisë që ka Ballkani

Sipas tij situata në Koosvë është një vazhdimësi e parehatisë që ka rajoni i Ballkanit.

13 Nëntor 2022, 14:57 Nga e.k
Tensionet ne veri të Kosovës/ Bildt: Vazhdimësi e parehatisë
Carl Bildt

KOSOVË- Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili ka shërbyer edhe si ndërmjetësues në konfliktet në Ballkan, së fundi ka folur mbi situatën në Kosovë dhe tensionet në veri të vendit pas largimit të zyrtarëve serb nga institucionet shtetërore. Sipas tij situata në Koosvë është një vazhdimësi e parehatisë që ka rajoni i Ballkanit.

Ndërsa i pyetur në lidhje me faktin se tensionet mund të përshkallëzohen duke ndezur kështu një luftë të re në rajon ai tha se nuk beson të ketë konflikte por nga ana tjetër nuk sheh as ndonjë përparim të menjëhershëm në lidhje me situatën. 

"Jo domosdoshmërisht. Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty. Zbatimi i një marrëveshjeje të nja dy vite më parë si për targa ashtu edhe për një asociacion të komunave serbe në Kosovë. Dhe gjithashtu përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të pasur një zgjidhje më të qëndrueshme të problemit. Nuk pres një përparim të menjëhershëm. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të menjëhershëm. Kështu është normalisht Ballkani”, tha ai për Gzero.

Duke komentuar dhe luftën në Ukrainë ai tha se tashmë Putin e ka humbur luftën në dy rajone kryesore. 

Tensionet në Veri të Kosovës janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave serbe në Republikën e Kosovës që pritet të përfundojë deri më 21 prill. Pas vendimit, Lista serbe dorëzoi mandatet, ndërsa u braktisën edhe instutucionet. Në valën e trazirave, u konfirmua zyrtarisht dhe po diskutohet plani franko-gjerman që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, por flitet për asosacionin e komunave serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë. Për këtë "njohje" Serbisë i përshpejtohet rruga për integrimin në BE. Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka dhënë një përgjigje; nuk ka shanse që të japë “ok” për Asosacionin e komunave serbe.

carl bildt tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll