Bota

Emocione në Kherson/ Banorët pa ujë, energji dhe internet, "injorojnë" problematikat dhe shijojnë lirinë

Vendasit janë ngjitur gjithashtu në majat e ndërtesave, përfshirë kinemanë, në shesh për të ngritur flamujt ukrainas.

13 Nëntor 2022, 15:05 Nga a.l
Emocione në Kherson/ Banorët pa ujë, energji dhe internet,
Banoret e Khersonit pas çlirimit

UKRAINË- Banorët e Khersonit janë duke shijuar atmosferën dhe emocionet e çlirimit pas 8 muajsh nga pushtimi rus. Banorët nuk kanë ujë, nuk kanë lidhje interneti dhe energji, por duket se momentalisht ata janë duke shmangur këto problematika dhe po shijojnë euforinë e të qenit një vend i lirë. 

Ndërsa ekuipazhi filmonte drejtpërdrejt në sheshin qendror të Khersonit, disa në turmën e vendasve kënduan himnin kombëtar ndërsa të tjerët bërtisnin "Slava Ukrayini!" – lavdi Ukrainës, një përshëndetje patriotike. “Ne ndihemi të lirë, nuk jemi skllevër, ne jemi ukrainas”, tha banorja Olga për CNN.

Emocione në Kherson/ Banorët pa ujë, energji dhe internet,
banoret festojne clirimin e Kherson

Vendasit janë ngjitur gjithashtu në majat e ndërtesave, përfshirë kinemanë, në shesh për të ngritur flamujt ukrainas. Ushtarët që kalojnë nëpër rrugë përshëndeten me brohoritje dhe u kërkohet të nënshkruajnë autografe në flamuj. Autoritetet ukrainase po punojnë për ta kthyer qytetin në "jetën normale", tha të shtunën në një videomesazh kreu i administratës ushtarake rajonale, Yaroslav Yanushevich, duke shtuar se administratat ushtarake të qytetit, rajonit dhe rrethit kishin mbërritur në qytet dhe kishin filluar detyrat. Rreth 200 oficerë policie janë duke punuar aktualisht në qytet./Dosja.al

clirimi i kherson

Sondazh

Poll