Bota

Ambasadori francez viziton memorialin “Adem Jashari”: Nuk është koha që tensionet në Kosovë të rriten

Krahas fotove ai ka shkruar dhe se tani nuk është momenti që të rikthehen tensionet në veri të Kosovës dhe në Ballkan. 

13 Nëntor 2022, 15:08 Nga e.k
Ambasadori francez viziton memorialin “Adem Jashari”: Nuk
Olivier Guerot

KOSOVË- Ambasadori francez në Kosovë Olivier Guerot ka bërë një vizitë në kompleksin memorial të familjes së hetoit Adem Jashari. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori me anë të një postimi në Twitter ku ka shpërndarë dhe foto nga vizita. Krahas fotove ai ka shkruar dhe se tani nuk është momenti që të rikthehen tensionet në veri të Kosovës dhe në Ballkan. 

“Dje vizitova memorialin e Adem Jashari dhe të 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar Guerot në Twitter

 

olivier guerot

Sondazh

Poll