Aktualitet

Statuja e Churchill kuqezi, politikani britanik: Kjo që po ndodh në Londër është e turpshme

Me anë të një postimi në Twitter teksa ka publikuar videon, ku statuja e Churchill është mbuluar me flamurin shqiptar, ai ka shkruar se kjo është e turpshme dhe se shqiptarët nuk duan t'ia dinë për sakrificat e tyre.    

12 Nëntor 2022, 20:14 Nga I.A
Statuja e Churchill kuqezi, politikani britanik: Kjo që po ndodh në
Flamuri kuqezi te statuja e Churchill

TIRANË- Politikani dhe prezntuesi britanik Nigel Farage ka komentuar protestën e shqiptarëve në Londër. Me anë të një postimi në Twitter teksa ka publikuar videon, ku statuja e Churchill është mbuluar me flamurin shqiptar, ai ka shkruar se kjo është e turpshme dhe se shqiptarët nuk duan t'ia dinë për sakrificat e tyre.    

Postimi i Plotë:

Këta njerëz nuk duan t'ia dinë për vendin tonë dhe as për sakrificat e së shkuarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është e turpshme! Ky vend po shkon te qentë dhe fajin e kanë politikanët tanë. 

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

nigel farage protesta e shqiptareve ne britani 12 nen

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2022, 18:55 k.m.

Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë

Protestuesit ndezin qirinj TIRANË- Pasi u mbyllën fjalimet, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u l...