Aktualitet

E PLOTË- Momenti i shoqërimit të qytetarit, policët e marrin e "hopa", u rrëshqasin këmbët dhe bien njëri pas tjetrit (SQARIMI)

Fillimisht protestuesit u mblodhën për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, e më pas disa të tjerë u ngjitën dhe nisën që të godisnin derën me shkelma dhe me grushta.

12 Nëntor 2022, 19:39 Nga k.m.
E PLOTË- Momenti i shoqërimit të qytetarit, policët e marrin
Pamje nga shoqërimi

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet e plota nga incidenti i ndodhur para Kryeministrisë, fill pas fjalës së kryedemkratit Sali Berisha. Fillimisht protestuesit u mblodhën për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, e më pas disa të tjerë u ngjitën dhe nisën që të godisnin derën me shkelma dhe me grushta.

Me të parë çfarë po ndodhte dhe kanë filluar të ndjekin të riun që po sulmonte derën dhe e fillimisht e kanë shtrirë në tokë. Më pas, disa të tjerë i kanë shkuar në ndihmë dhe e kanë marrë "në krahë" duke e futur direkt në furgonin e Policisë së Shtetit. Por në një moment, teksa po shoqëronin protestuesin, policëve nuk u kanë mbajtur këmbët dhe janë rrëzuar njëri pas tjetrit në tokë. Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, njëri ka rënë i pari, e më pas janë rrëzuar e gjithë të tjerët, bashkë edhe me protestuesit.


Pas shoqërimit, Policia ka dalë me një deklaratë për mediat, duke njoftuar se shkak për ndalimin dhe shoqërimin e tij u bë fakti se protestuesi mbante në dorë një thikë dhe kryente lëvizje të pakontrolluara. Po ashtu, shtoi se i riu i shoqëruar kishte probleme të shëndetit mendor dhe rrezikonte edhe jetën e protestuesëve të tjerë.

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2022, 18:55 k.m.

Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë

Protestuesit ndezin qirinj TIRANË- Pasi u mbyllën fjalimet, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u l...