Aktualitet

Protesta e PD-së/ Turma e qytetarëve deri tek Sheshi Skëndërbej (FOTO)

Disa minuta më parë, dritat përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit u fikën, megjithatë kamerat kanë filmuar turmën e protestuesëve të cilët duket se janë të shpërndarë deri tek sheshi.

12 Nëntor 2022, 17:55 Nga a.l
Protesta e PD-së/ Turma e qytetarëve deri tek Sheshi
foto nga protesta

TIRANË- Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e PD-së që po mbahet aktualisht përballë kryeministrisë duket se është e madhe. Referuar pamjeve, shihet se turma e qytetarëve shkon nga kryeministria deri te sheshi "Skënderbej".  Disa minuta më parë, dritat përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit u fikën, megjithatë kamerat kanë filmuar turmën e protestuesëve të cilët duket se janë të shpërndarë deri tek sheshi.

Protesta e PD-së/ Turma e qytetarëve deri tek Sheshi
foto nga protesta


Protesta e organizuar nga opozita ku pjesëmarrëse është edhe Partia e Lirisë vazhdon prej më shumë se një ore e gjysmë. Mijëra qytetarë janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Rreth 1000 efektivë janë në terren ndërkohë që bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ është mbushur me kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit që nxisin apo kryejnë akte dhune. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonat ku do të ketë grumbullime të qytetarëve.  Kryeministria masat i mori që mbrëmjen e djeshme, duke blinduar dyert kryesore./ Dosja.al

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll