Aktualitet

Shkoi tek Kryeministria/ Dhunohet qytetari nga Policia, po e tërheqin zvarrë

Një prej protestuesëve është ngjitur tek shkallët e Kryeministrisë dhe në një moment ka qëlluar derën me grushta, e pikërisht në këtë moment është marrë dhe tërhequr zvarrë nga disa efektivë të Policisë së Shtetit.

12 Nëntor 2022, 18:56 Nga k.m.
Shkoi tek Kryeministria/ Dhunohet qytetari nga Policia, po e tërheqin
Pamje nga dhuna

TIRANË- Dhunohet qytetari tek protesta e opozitës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, një prej protestuesëve është ngjitur tek shkallët e Kryeministrisë dhe në një moment ka qëlluar derën me grushta, e pikërisht në këtë moment është marrë dhe tërhequr zvarrë nga disa efektivë të Policisë së Shtetit.

I riu, i cili i ka rezistuar forcave të Policisë, është futur me zor në furgon dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me identitetin e të riut dhe arsyen e vërtetë të shoqërimit të tij.

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2022, 18:55 k.m.

Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë

Protestuesit ndezin qirinj TIRANË- Pasi u mbyllën fjalimet, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u l...