Aktualitet

Protesta e Opozitës, Besart Xhaferri: Ka ardhur koha të çlirojmë Shqipërinë nga ky sistem i ndyrë

12 Nëntor 2022, 18:02 Nga I.A
Protesta e Opozitës, Besart Xhaferri: Ka ardhur koha të
Besart Xhaferri

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri ka theksuar se ka ardhur koha që Shqipëria të çlirohet nga ky sistem i ndyrë. Gjatë fjalës së tij, Xhaferri u shpreh se Rilindja po mundohet të kthehet në sistem të përjetshëm, ndërkohë që theksoi për 10 vite ka shpërblyer

"Të dashur Shqiptarë! Shqiptarë të lirë! Shqiptarë europian që na jeni bashkuar sot ktu! Po! Ju jeni shqiptarët e lirë... Të lire nga frika....  Të lirë shantazhi.... Të lirë nga pengmarrësit e Shqiperisë! Ju falenderoj nga zemra! Jeni shpresdhënësit më të mëdhenj të kombit tonë sot! Brenda edhe jashtë kufirit! Gjithë diaspora i ka syte te ky shesh sot! Per fat të keq, atdheu yne është rikthyer në një sulltanat përsëri! Ashtu si sulltani shpërblente pashallarët e tij me tokë, pasuri dhe pushtet, kështu i ka shpërblyer këto 10 vite edhe Edi Rama biznesmenet, gazetarët, ambasadorët apo aktivistët e shoqërisë civile!!!

Ajo që kërkonte sulltani nga pashallarët e tij ishte haraci në monedha floriri dhe mijëra shpata kur kishte beteja porta e larte! Po kështu kërkon edhe regjimi i Edi Ramës sot! 30% të tenderave nëpër llogari bankare në Panama dhe off shore, por edhe mijëra vota të blera apo shantazhuara çdo 2 vjet për zgjedhje! E kush nuk blen dot vota, duhet të perdhosi opoziten e çdo opozitar në këtë vend! E kush e bën këtë? Gazetarë dhe aktivist civil më të pasur se biznesmenët! Pse? Sepse ne jemi kthyer në të keqen e vetes! Shqiptarë që vjedhin shqiptarë! Shqiptarë që dhunojnë shqiptarë! Shqiptarë që shkatërrojnë Shqiperinë! Atë Shqipëri që qindra breza derdhen gjakë për ta emancipuar! Rilindja e vërtetë e Frashërllinjve zhduku sulltanatin, ndërkohë rilindja e rreme e Edi Ramës na e risolli përsëri! Ka ardhur koha për ta çliruar përsëri Shqiperinë nga ky sistem i ndyre:

Që kërrusi shpinen e çdo shqiptari të ndershëm! Që loti ia lagu faqen çdo nëne që detyrohet ti thotë mirupafshim evlatit të saj! Që dëboi 750.000 bashkëatdhetarë! Që përbalti përseri fjalën Shqiptar në parlamentet e Europës! Që po mundohet të kthehet në sistem të përjetshëm! Por jo!!! Shqipëria ka Zot! Ata jeni ju, që i dilni Zot këtij vendi! Njësoj si rilindasit e vërtetë të 1900-ës, do e çlirojmë Shqipërinë nga grushti në tentativë oriental ndaj vlerave tona kombëtare!!! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti na dhënte forcë të gjithëve në këtë mision," tha Xhaferri.

besart xhaferri protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll