Aktualitet

Opozita 3 orë tubim, REAGON Edi Rama, por jo për protestën

Edi Rama ka ripostuar në rrjetet e tij sociale postimet e ish-këshilltarit të ish-kryeministrit anglez Toni Bler, Alastair Campbell, lidhur me tubimin e emigrantëve shqiptarë në Angli. 

12 Nëntor 2022, 19:08 Nga k.m.
Opozita 3 orë tubim, REAGON Edi Rama, por jo për protestën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar 3 orë pas protestës së opozitës, por nuk ka thënë asnjë fjalë për tubimin. Rama ka ripostuar në rrjetet e tij sociale postimet e ish-këshilltarit të ish-kryeministrit anglez Toni Bler, Alastair Campbell, lidhur me tubimin e emigrantëve shqiptarë në Angli. 

"“Ne jemi taksapagues dhe jo pushtues” … Shqiptarët që jetojnë në Britani duke bërë të qartë se çfarë mendojnë për Sekretarin tonë të Brendshëm të krahut të djathtë në protestë në Parlament. Mijëra shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur në qendër të Londrës për të protestuar kundër "diskriminimit dhe ngacmimit" të shqiptarëve nga qeveria e Rishi Sunak. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman i përshkroi refugjatët shqiptarë si një "pushtim","-shkruhet në postimin që ka shpërndarë Rama. Ndërkohë që vetë ka zgjedhur që të mos komentojë për asnjë moment tubimin e opozitës. 

edi rama

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2022, 18:55 k.m.

Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë

Protestuesit ndezin qirinj TIRANË- Pasi u mbyllën fjalimet, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u l...