Aktualitet

ME VIDEO/ Momenti kur qytetari godet me shkelma derën e Kryeministrisë, efektivët i sulen në grup

Qytetari kapet pas disa metra ndjekjeje. Efektivët e marrin në krahë dhe e fusin në furgonin e Policisë së Shtetit. 

12 Nëntor 2022, 19:50 Nga F.M
ME VIDEO/ Momenti kur qytetari godet me shkelma derën e
Qytetari

TIRANË- Videoja që po shikoni tregon momentin kur qytetarët revoltohen dhe afrohen pranë kryeministrisë. Njëri prej tyre gjuan me shkelm derën e jashtme të kryeministrisë. Më pas, një grup efektivësh i afrohen, por ai vrapon. Qytetari kapet pas disa metra ndjekjeje. Efektivët e marrin në krahë dhe e fusin në furgonin e Policisë së Shtetit. 


Për tre orë rresht, Opozita e Bashkuar, Partia Demokratike e Partia e Lirisë kanë zhvilluar një protestë paqësore. Në orën 16:00, mijëra qytetarë u grumbulluan para Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkuan rrëzimin e qeverisë e kryeministri Edi Rama. Në total folën 20 persona, pedagogë, aktivistë e deputetë. Të gjithë numëruan dështimet e qeverisë dhe kërkuan ndërrimin e pushtetit. Vetë kryedemokrati Sali Berisha e kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë shprehur se Rama do të vendoset para drejtësisë e do të përfundojë në burg për vjedhjen e qytetarëve. Të dy krerët e partive opozitare premtuan ndryshime rrënjësore në vend.

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2022, 18:55 k.m.

Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë

Protestuesit ndezin qirinj TIRANË- Pasi u mbyllën fjalimet, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u l...