Politike

FT+VD/ Mijëra demokratë të Shkodrës nisen drejt Tiranës: T'i dalim zot Shqipërisë

Mbi 3 mijë qytetarë shkodranë pritet t'i bashkohen protestës. Protestuesit që vijnë nga veriu në fillim do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' dhe më pas do të vijojnë në këmbë drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' për t'u grumbulluar të gjithë bashkë në para selisë së qeverisë. 

12 Nëntor 2022, 15:24 Nga e.k
FT+VD/ Mijëra demokratë të Shkodrës nisen drejt
Protestuesit në Shkodër nisen drejt Tiranës

TIRANË- Mijëra demokratë të Shkodrës janë nisur drejt kryeqytetit për t'u bashkuar në protestën e thirrur ditën e sotme nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar para Kryeministrisë. Në fotot e shpërndara nga Partia Demokratike dega Shkodër shihen autobuzët që mbushën me qytetarë e simpatizantë të PD. 

Mbi 3 mijë qytetarë shkodranë pritet t'i bashkohen protestës. Protestuesit që vijnë nga veriu në fillim do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' dhe më pas do të vijojnë në këmbë drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' për t'u grumbulluar të gjithë bashkë në para selisë së qeverisë. 

FT+VD/ Mijëra demokratë të Shkodrës nisen drejt
Protestuesit demokratë

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

protesta e opozites 12 nentor 2022 shkoder

Sondazh

Poll