Politike

Protesta e opozitës/ Nisen protestuesit e parë drejt Tiranës, mijëra qytetarë nga Shkodra në Gjirokastër

Ndërkohë mësohet se nga Korça janë nisur drejt Tiranës 550 protestues, Pogradeci rreth 200 dhe nga Devolli 400 protestues. Rreth 2 mijë protestues janë nisur nga Lezha me automjete private, po ashtu edhe banorë  të Mirditës dhe Kurbinit. Ndërsa nga Vlora raportohet se janë nisur drejt Tiranës rreth 800 persona.

12 Nëntor 2022, 13:37 Nga e.k
Protesta e opozitës/ Nisen protestuesit e parë drejt Tiranës,
Foto ilustruese

TIRANË- Mijëra demokratë nga jugu në veri janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar për në orën 16:00 para Kryeministrisë. Mësohet se nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës 60 protestues, nga Tepelena 40 protestues, nga Memaliaj 50 protestues, nga Përmeti 30 protestues dhe nga Këlcyra 35 protestues.

Ndërkohë mësohet se nga Korça janë nisur drejt Tiranës 550 protestues, Pogradeci rreth 200 dhe nga Devolli 400 protestues. Rreth 2 mijë protestues janë nisur nga Lezha me automjete private, po ashtu edhe banorë  të Mirditës dhe Kurbinit. Ndërsa nga Vlora raportohet se janë nisur drejt Tiranës rreth 800 persona. Ndërkohë nga Shkodra janë nisur rreth 3 mijë qytetarë.

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll