Politike

Protesta e 12 nëntorit, PËRGATITJET E FUNDIT, Sali Berisha mbërrin në seli

Berisha bashkë me funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

12 Nëntor 2022, 14:45 Nga A.B
Protesta e 12 nëntorit, PËRGATITJET E FUNDIT, Sali Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kur kanë ngelur dhe shumë pak orë para nisjes së protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së. Nuk dihet nëse Berisha ka nisur një mbledhje me grupin e PD-së, apo ka vendosur të niset nga selia blu drejt protestës.

Qytetarët pritet të mblidhen në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' rreth orës 15:00 ndërsa ata që do të vijnë nga veriu do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' si fillim duke vazhduar rrugën më pas drejt selisë së Kryeministrisë. Skenaret e protestës kanë mbetur të hapur nga kryedemokrati Sali Berisha ndërkohë ende nuk dihet se sa do të zgjasë tubimi. Ndërkohë dega e Partisë Demokratike në Shkodër bëjnë me dije se mbi 3000 demokratë e qytetarë shkodran pritet t'i bashkohen protestës.

Sot, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll