Politike

PROTESTA/ PD nis organizimin, bën gati tribunën para zyrës së Ramës

Qytetarët pritet të mblidhen në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' rreth orës 15:00 ndërsa ata që do të vijnë nga veriu do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' si fillim duke vazhduar rrugën më pas drejt selisë së Kryeministrisë. Skenaret e protestës kanë mbetur të hapur nga kryedemokrati Sali Berisha ndërkohë ende nuk dihet se sa do të zgjasë tubimi. 

12 Nëntor 2022, 13:18 Nga e.k
PROTESTA/ PD nis organizimin, bën gati tribunën para zyrës
Tribuna e vendosur para Kryeministrisë

TIRANË- Kur jemi vetëm pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar për në orën 16:00 para selisë së Kryeministrisë tribuna nga ku do të flasë kreu i selisë blu Sali Berisha dhe liderë të tjerë të opozitës është ngritur. 

PROTESTA/ PD nis organizimin, bën gati tribunën para zyrës
Tribuna e ngritur para Kryeministrisë

Qytetarët pritet të mblidhen në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' rreth orës 15:00 ndërsa ata që do të vijnë nga veriu do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' si fillim duke vazhduar rrugën më pas drejt selisë së Kryeministrisë. Skenaret e protestës kanë mbetur të hapur nga kryedemokrati Sali Berisha ndërkohë ende nuk dihet se sa do të zgjasë tubimi. Ndërkohë dega e Partisë Demokratike në Shkodër bëjnë me dije se mbi 3000 demokratë e qytetarë shkodran pritet t'i bashkohen protestës.

PROTESTA/ PD nis organizimin, bën gati tribunën para zyrës
Nis grumbullimi i demokratëve në Shkodër

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara në lidhje me sigurinë, rreth 1000 efektivë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, FNSH dhe Shërbimit Sekrete priten të jenë në terren. Ndërkohë ne bulevard janë instaluar dhe kamera me rezolucion të lartë. 

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll