Politike

Këlliçi bën thirrjen e fundit për të protestuar: Mblidhuni me familje dhe ejani në shesh për të drejtën tuaj

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi ka postuar një foto para kryeministrisë, duke shkruar se secili ka arsyet e veta për të protestuar, ndaj u ka bërë thirrje që të dalin.   

12 Nëntor 2022, 15:07 Nga I.A
Këlliçi bën thirrjen e fundit për të protestuar:
Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti

TIRANË- Deputetët demokratë Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti kanë bërë thirrjen e fundit për të dalë në protestë ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi ka postuar një foto para kryeministrisë, duke shkruar se secili ka arsyet e veta për të protestuar, ndaj u ka bërë thirrje që të dalin.   

Bashkë me Tom Alizotin ju bëjmë thirrje të dilni në protestë! Secili prej jush ka arsyet e veta për të protestuar. Prandaj bëhuni dy, tre, një familje, një grup shoqëror, një kolektiv pune, dhe zbrisni në shesh për të kërkuar të drejtën tuaj. Bëhuni zë për veten dhe vendin tuaj!

Jemi vetëm 50 minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën

belind këlliçi tomor alizoti protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll