Politike

Ish-nënkryetari socialist i Bashkisë Pukë në protestë kundër Ramës/ Thirrja: PS dështoi!

Zaja shprehet se Partia Socialiste ka dështuar dhe nuk i ka realizuar 50% të premtimeve të dhëna që nga viti 2013. 

12 Nëntor 2022, 15:09 Nga F.M
Ish-nënkryetari socialist i Bashkisë Pukë në protestë
Artan Zaja

TIRANË- Artan Zaja, ish-nënkryetari socialist i Bashkisë Pukë do t'i bashkohet protestës së Partisë Demokratike që pritet të nisë në orën 16:00. Në një postim në Facebook, Zaja u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës. Zaja shprehet se Partia Socialiste ka dështuar dhe nuk i ka realizuar 50% të premtimeve të dhëna që nga viti 2013. 

“Bashkohem me protestën e sotme ne Shqipëri dhe ju bëj thirrje të protestoni edhe ju në forma e mënyra të ndryshme... Partia Socialiste nuk realizoi programin dhe premtimet e dhëna e të thëna as 50% nga viti 2013-2022. Dështoi dhe mashtroi Partia Socialiste! Vjedhjet dhe korrupsioni vazhdojnë përditë, javë e muaj njëlloj tash 30 vjet.Sistemi Republikë Parlamentare në Shqipni është i dështuar dhe duhet ndryshuar forma e qeverisjes! P.S.Nuk kam asnjë interes për parti të tjera, post publik apo inat ,besomëni. Interesi im është që Shqipëria dhe shqiptarët të jetojnë më mirë dhe të integrohen në BE,"- shkruan Zaja.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

protesta e opozites 12 nentor 2022 artan zaja

Sondazh

Poll