Politike

Këlliçi: Kjo protestë do jetë sipari i hapjes, qytetarët do të vendosin për të tjerat

Po ashtu ai ka theksuar se vazhdimi i kësaj proteste do të vendoset nga njerëzit

12 Nëntor 2022, 15:16 Nga I.A
Këlliçi: Kjo protestë do jetë sipari i hapjes,
Belind Kellici

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka theksuar arsyet e daljes në protestë ditën e sotme. Duke folur për mediat, Këlliçi ka deklaruae se censura e medias, cungimi i qytetareve ka shkaktuar nëj mërzitje të madhe te njerëzit. Po ashtu ai ka theksuar se vazhdimi i kësaj proteste do të vendoset nga njerëzit

"Censura e medias, cungimi i qytetarëve ka shkaktuar këtë mërzitje të madhe të njerëzve dhe sot më shumë se kurrë do të dalin njerëzit në protestë. Kjo është protesta e parë që hap siparin e protestave të opozitës por nuk dihet nëse do të jetë e fundit, pasi nuk është vendosur ende. Qytetarët e kanë në dorë, duke parë reagimin e qytetarëve sot do të vendosim," tha Këlliçi.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

belind kellici protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll