Bota

Palmer përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Thaçi mirëpret rolin e SHBA-së për integrimin e Kosovës

31 Gusht 2019, 13:38 Nga DOSJA
Palmer përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor,

KOSOVË- Mike Pompeo, Sekretari i SHBA-ve ka deklaruar se nga sot e në vazhdim Sekretari Matthew Palmer do të jetë Përfaqësuesi i tij i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka mirëpritur vendim, dhe rritjen e rolit të të SHBA-së për integrimin e Kosovës.

“ Uroj emërimin e Matheë Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpres një rol të rritur të SHBA’së për integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit drejt kombeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale.

Mesa duket diçka do ndryshojë në politikën dhe integrimin e Kosovës, pasi prej kohësh Thaçi ka dashur që Amerika të ndihmojë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove matthew palmer mike pompeo thaçi kosove matthew palmer mike pompeo thaçi

Sondazh

Poll