Bota

Glauk Konjufca kundër propozimit të Albin Kurtit: Koalicioni parazgjedhor krijon konkurrencë brenda listës

30 Gusht 2019, 19:14 Nga DOSJA
Glauk Konjufca kundër propozimit të Albin Kurtit: Koalicioni

 PRISHTINË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ditën e sotme i drejtoi një letër të hapur kreut të LDK-së, Isa Mustafa ku i kërkoi që të arrijnë në një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje me lista të përbashkëta.

Por menjëherë Mustafa i është përgjigjur Kurtit, duke kundërshtuar kategorikisht këtë propozim.

Ndërkohë disa ditë më parë në emisionin “dpt te Fidani”, propozimin që bëri sot Albin Kurti e ka kundërshtuar edhe vetë Glauk Konjufca, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Konjufca i pyetur rreth 10 ditë më parë në këtë emision për një marrëveshje të tillë, ka deklaruar se në asnjë mënyrë kjo nuk do të ishte zgjidhja e duhur, pasi sipas tij do të çonte në një konkurrencë brenda listës.

“Jo, kjo nuk bën. Kjo është konkurrencë brenda listës, sepse ti mundohesh me u arguemtu që ao i LDK-së është më i mirë se ky i Vetëvendosjes. Atëherë ne bëjmë garë brenda elektoratit tonë, jo me i marrë ata që kanë votuar në të kaluarën për AAK-në e për PDK-në, që s’kanë votu kurrë, që janë të papërcaktuar ende. Do të thotë do të ishte konkurrencë negative nëse ne e lëmë të papërcaktuar. Më së miri është me u përcaktu me kë do të bësh koalicion, kush ka me qenë kandidati, cili është programi.”- ka deklaruar Konjufca në emisionin “dpt te Fidani”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti glauk konjufca isa mustafa koalicion parazgjedhor albin kurti glauk konjufca isa mustafa koalicion parazgjedhor

Sondazh

Poll