Bota

Alarmi para zgjedhjeve, Isa Krasniqi: Më shumë votues se banorë në Kosovë

31 Gusht 2019, 13:09 Nga DOSJA
Alarmi para zgjedhjeve, Isa Krasniqi: Më shumë votues se banorë

PRISHTINË- Kosova është në prag zgjedhjesh, por është vënë re që në listën e votuesve të KQZ-së, numri i banorëve që kanë të drejtën e votës është shumë herë më i madh se numri i banorëve të Kosovës.

Ndërkohë ky detaj mjaftë i rëndësishëm për zhvillimin pa problem të zgjedhjeve, ka habitur edhe Kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin.

Në një intervistë, për “KosovaPress”, Krasniqi ka deklaruar se sipas raportit të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë. Gjithsesi duke llogaritur edhe shtetasit në diasporë, ky numër nuk përkon me numrin e banorëve me të drejtë vote.

Ky rast ka alarmuar tej mase Kryeshefin e ASK-së, Isa Krasniqi për këtë mospërputhje mes numrit të banorëve  me të drejtë vote, dhe atyre të vërtetë.

Ai ka thënë se numri i banorëve në Kosovë po bie gjithmonë e më shumë si shkak i uljes së lindshmërisë, vdekshmërisë dhe emigrimit masiv.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni isa krasniqi prishtine zgjedhjet ne kosove isa krasniqi prishtine zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll