Bota

Pas thirrjeve të PDK-së për Gazetën Express, 5 ambasadat e “QUINT-it” kërkojnë të mos sulmohen mediet në Pri

30 Gusht 2019, 19:01 Nga DOSJA
Pas thirrjeve të PDK-së për Gazetën Express, 5 ambasadat e

KOSOVË- Shtetet e “Quint-it iu kërkojnë partive politike të mos sulmojnë dhe të mos etiketojnë mediumet me “lajme të rreme”, vetëm disa ditë pasi PDK’ja bëri thirrje të mos lexohet Gazeta Express.

Pesë ambasadat e Quint’it (e Gjermanisë, e Francës, e SHBA’së, e Britanisë së Madhe dhe e Italisë) kanë lëshuar sot deklaratë të përbashkët, ku ndër të tjera u kanë kërkuar partive politike të mos bëjnë presion dhe sulme ndaj medieve.

“Ne refuzojmë çfarëdo sulmi ndaj mediumeve, qoftë ai fizik apo në formë të thirrjes për dhunë, dhe refuzojmë tentimet për të etiketuar mediumet me ‘lajme të rreme’. Ne qëndrojmë pranë mediumeve të pavarura dhe shoqërisë civile në ushtrimin e roleve të tyre të monitorimit dhe vëzhgimit publik të procesit zgjedhor”, shkruhet në komunikatën e Quint’it.

Theksojmë se kjo deklaratë vjen disa ditë pasi Partia Demokratike e Kosovës lëshoi komunikatë, ku bënte thirrje të mos lexohet Gazeta Express.

Zgjedhjet po afrohen, fushata elektorale ka filluar dhe bashkë me të lajmet e rreme dhe të porositura. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart rolin e mediave në demokracinë e Kosovës dhe mbron bindshëm lirinë e fjalës. Madje, i respekton mediat edhe kur ato kanë anësi politike. Por, nuk do të pranojë manipulimin me lajme të rreme nga Gazeta Express”, shkruhet në komunikatën e PDK’së.

Pas kësaj komunikate të pashembullt të lëshuar nga një parti politike në Kosovë, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke dënuar gjuhen dhe thirrjet linçuese të PDK’së kundrejt Gazetës Express. 

Marrë nga gazeta Ekspres

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gazeta ekspres shtetet e quinit sulmi i pdk gazeta ekspres shtetet e quinit sulmi i pdk

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2019, 12:23

Shkundet SHBA-ja, goditet nga tërmeti 6.3 ballë

SHBA– Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së enjtes SHBA-në. Mediat e huaja kanë raportuar se tërmeti 6.3 ballë ka rënë në Oqeanin Paqësor pranë Oregoni...