Bota

Mike Pompeo bën lëvizje në administratë, Ballkanin ia beson Metthew Palmer-it

30 Gusht 2019, 20:55 Nga DOSJA
Mike Pompeo bën lëvizje në administratë, Ballkanin ia beson

SHBA- Skeretari Amerikan i Shtetit, ka bërë lëvizje në adminsitratën që ai drejton. Sot është bërë i ditur një vendim i marrë prej tij që prej Ballkani ndhe vendin tonë.

Sipas një njoftimi nga DASH bëhet me dije se, Mike Pompeo, ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë rol, zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore“, thuhet në deklaratën e DASH.

Departamenti amerikan i Shtetit njofton se si Përfaqësues i Posaçëm, zoti Palmer do të shkojë në Slloveni duke filluar nga 1 shtatori për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10 shtator.

Përveç shërbimit si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit, zoti Palmer do të vazhdojë të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota deklarata e dash matthew palmer mike pompeo përfaqësues i posaçëm ne ballkan deklarata e dash matthew palmer mike pompeo përfaqësues i posaçëm ne ballkan

Sondazh

Poll