Sport

Angli, Southgate nuk e grumbulloi, vjen 'oferta e pisët' për Tomorin, mund të komentojë Kupën e Botës në një faqe për të rritur

Mos grumbullimi i Fikayo Tomorit nga Anglia për Kupën e Botës u prit me befasi jo vetëm në Itali – ku mbrojtësi 24-vjeçar është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A.

11 Nëntor 2022, 18:43 Nga DOSJA

Angli, Southgate nuk e grumbulloi, vjen 'oferta e pisët' për

ANGLI- Mos grumbullimi i Fikayo Tomorit nga Anglia për Kupën e Botës u prit me befasi jo vetëm në Itali – ku mbrojtësi 24-vjeçar është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A.Futbollisti i Milanit do të shohë në shtëpi Kupën e Botës dhe mund ta bëjë këtë duke arkëtuar një shumë të mirë parash pa pasur nevojë të lëvizë nga divani.

Në orët e fundit, në fakt, ai mori një ofertë për të komentuar turneun në Katar përmes kamerës. Jo në site apo në një studio televizive, por nga shtëpia e tij: propozimi i pasur u bë nga StripChat, një faqe për të rritur që ofron transmetime të drejtpërdrejta nëpërmjet kamerës.

Max Bennett, nënkryetar i faqes për të rritur, vendosi në tryezën e Tomorit 250 mijë dollarë duke kërkuar në këmbim që lojtari i Milanit të jetë një "komentator special i Botërorit" për të 64 ndeshjet. Në paketën e ofertës nuk janë vetëm paratë, por edhe "tokenat e pakufizuar" që mund të përdoren në seancat private të kamerave me "modele të bukura".

"I dashur Fikayo Tomori - thuhet letra e dërguar nga Bennett - besoj se ke një mundësi unike që të punosh në StripChat si eksperti ynë special i Kupës së Botës. Ndërsa shikoni ndeshjet nga shtëpia, ju mund të transmetoni njëkohësisht në StripChat për audiencën tonë globale dhe të ofrosh komente dhe analiza të ndeshjeve. Në këmbim të rolit tuaj si 'komentator i Kupës së Botës' në StripChat, ne do të jemi të gatshëm t'ju ofrojmë deri në 250,000 dollarë, plus t'ju ofrojmë pa limit (monedha në StripChat) për të ngritur humorin tuaj duke ndërvepruar me cilindo nga mijëra modelet tona të bukura nëpërmjet një sesioni me kamera private. Në këtë mënyrë ju mund të mbështesni shokët tuaj të skuadrës edhe kur ju jeni në shtëpi. Ju lutem merrni pak kohë për të shqyrtuar ofertën time. Shpresoj të punoj me ju !”.

E.Ç (Dosja.al)

tomori angli katar kupa e botes

Sondazh

Poll