Politike

“Na mbushët sytë me lot”, Kryemadhi e emocionuar nga Jala: Ju keni krijuar lidhje, afrimitet, të rinjtë po ikin

31 Gusht 2019, 11:11 Nga DOSJA
“Na mbushët sytë me lot”, Kryemadhi e emocionuar nga Jala:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë një ditë më parë në kampin e LRI-së në Jalë, që zhvillohet çdo vit.

Ajo ka shprehur trishtim për të rinjtë që largohen drejt vendeve jashtë Shqipërisë, për shkak të situatës politike, teksa në video- projektor u shfaqën shumë nga tërinjtë e LRI-së të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre diku jashtë.

Në fjalën që mbajti para të rinjve, Kryemadhi theksoi se i mbushen sytë me lot kur shikon të rinj që ikin, ndërkohë shtonmë tej se ata që ndidhen në kamp kanë krijuar afrimitet me njëri-tjetrin dhe lidhje.

Djemtë dhe vajzat e LRI-së na i mbushin sytë me lot, teksa i shikojmë në video-mesazhet që na përcjellin nga jashtë. Ata nuk janë në Shqipëri, jo për shkak të dëshirës së tyre, por për shkak të situatës së tmerrshme politike që kemi.

Vetëm nëpërmjet kësaj videoje kuptojmë se çfarë ndodh në të vërtetë. Detyra jonë dhe e të gjithë shoqërisë tonë është që të mos ndalojmë dhe të trokasim ënë çdo derë dhe t’i bindim të gjithë që të largojmë këtë zymtësi që ka pllakosur kudo.

Duhet të kthejmë dritën e dashurisë, për të cilën Shqipëria ka më shumë nevojë sot.

Ju keni kaluar 5 ditë në këtë kamp, duke krijuar lidhje, afrimitete dhe kjo është një gjë shumë e bukur. Ju keni krijuar kujtime shumë të bukura me njëri-tjetrin dhe njerëzit sot kanë nevojë për kurajo.

Prindërit tuaj e shikonnë kurajon te sytë tuaj. Jepeni këtë me bujari dhe mos u frenoni për ta falur këtë guzim sepse vetëm dëshira e familjes dhe e mësuesve tuaj, do t’ju bëjë që të shikoni ngae ardhma juaj,”– tha ajo ndër të tjera.

Monika Kryemadhi u fotografua gjithashtu duke u relaksuar në Jalë, krah Petrit Vasilit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kampi i lri ne jale kryemadhi ne jale monika kryemadhi kampi i lri ne jale kryemadhi ne jale monika kryemadhi

Sondazh

Poll