Politike

Rama viziton familjet e prekura nga tërmeti në Floq: Objektivi është që para dimrit të mos ketë më njeri në tenda

30 Gusht 2019, 15:31 Nga DOSJA
Rama viziton familjet e prekura nga tërmeti në Floq: Objektivi

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka qenë sot në Floq, ku ka vizituar familjet që u prekën nga tërmet në mujin qershor. Në Floq janë 20 shtëpi që po i nënshtrohen rindërtimit në Floq, ndërsa në total në fshtatrat e dëmtuar janë 120 shtëpi, nga të cilat 40 do ndërtohen nga themelet.

Sipas zyrës së shtypit të kryeminsitrisë, po vijon puna për rindërtimin e të gjitha shtëpisë që asnjë familje mos të qëndrojë në tenda në dimër.  Kryeministri Edi Rama, ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Cako.

Familja e 80-vjeçares Vangjeli Ramollit, e përbërë nga 3 anëtarë, është e para që u strehua në shtëpinë e re. “I kemi dhënë përparësi, jo vetëm shkallës së shkatërrimit që shtëpitë kanë patur, por edhe nevojës që familja ka patur kur ka të sëmurë, ose kur ka fëmijë të vegjël” – shpjegoi ministrja Balluku.

Ndërkohë, Kryeministri Rama ritheksoi se objektivi është që para dimrit të mos ketë njeri në tendat e emergjencës. “Më vjen shumë mirë që ka nisur hapja e dyerve. Kemi punë akoma, por objektivi është që para dimrit të mos ketë më njeri në tenda. Kryesorja është që dimri, era, shiu, i ftohti të mos i kapi njerëzit nëpër tenda. Në fakt kemi bërë dy fonde, një fond solidariteti të bashkive të tjera që ishin të socialistëve dhe edhe një fond nga fondi i fushatës të PS. Gjithashtu edhe kompanitë kanë ndërmarrë përgjegjësi sociale për të dhënë një ndihmë. Kështu që faktikisht është bërë një fond kompleks”, tha Rama.

Ndërkohë në muajin qershor, kur Rama bëri vizitën e parë në Floq pas rënies së tërmetit u premtoi banorëve se në fillm të vjeshtës ata do të kishin të rindërtuar shtëpitë e tyre. Por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur pasi shtëpitë janë në ndërtim e sipër, dhe duan dhe disa muaj punime që të përfundojnë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në floq premtimi i rames shtepite e demtuara nga termeti termet ne korce edi rama në floq premtimi i rames shtepite e demtuara nga termeti termet ne korce

Sondazh

Poll