Politike

Deklaratat e Bushatit kundër PS-së, Rudina Hajdari: Mos e ka blerë gjë Partia Demokratike…

30 Gusht 2019, 16:53 Nga DOSJA
Deklaratat e Bushatit kundër PS-së, Rudina Hajdari: Mos e ka

TIRANË- Depuetja Rudina Hajdari, ka reaguar sot lidhur me situatën që po ndodh brenda Partisë Socialiste, pasi largimit të Valdrin Pjetrit.

Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shkruan se ata që e kanë sulmuar atë kur nuk dogji mandatin, tnai mbrojnë Bushatin se ka dalë kundër PS-së.

Më tej ajo me ironi dhe duke qeshur shkruan se “mos vallë e ka blera Partia Demokratike, Bushatin”.

“Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlersojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste.  Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike…??”, është ky postimi i plotë i Hajdarit.

Ditmir Bushati ka dalë kundër Partisë Socialiste pas situatës së krijuar në Shkodër. Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-drejtuesi politik i këtij qarku, është shprehur se zgjidhja nuk mund të jetë me shkarkimet e drejtorëve, pasi sipas tij ata nuk kanë lidhje me ngjajren, me akzuat që u bënë mbi Valdrin Pjetrin dhe dorëheqjen e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bushati kunder ps-se ditmir bushati perplasja rama bushati rudina hajdari bushati kunder ps-se ditmir bushati perplasja rama bushati rudina hajdari

Sondazh

Poll