Politike

Rama publikon video nga ‘Rruga e Arbrit’: Me PPP e ndërtojmë për 3 vjet, shteti e bënte për 13 vite (VD)

31 Gusht 2019, 10:02 Nga DOSJA
Rama publikon video nga ‘Rruga e Arbrit’: Me PPP e

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vijon shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit. Rama i ka kthyer një përgjigje edhe të gjithë kritikëve të PPP-ve pasi ka deklaruar se atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet “Rrugën e Arbërit”,  investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet.

Reagimi: 

VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀️??

Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031?

(Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë?:

Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama projektet me ppp rruga e arbërit edi rama projektet me ppp rruga e arbërit

Sondazh

Poll