Politike

“Shfrytëzues i grave”, Vokshi akuza të forta Ramës: Promovove përdhunues femrash

30 Gusht 2019, 16:08 Nga DOSJA
“Shfrytëzues i grave”, Vokshi akuza të forta Ramës:

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një status në Facebook, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke i thënë që është shfrytëzues grash.

Vokshi në reagimin e saj shkruan se Rama ka promovuar në parlamenti, qeveri e bashki trafikant e përdhunues femrash.

Edi Rama u shkaktoi dhimbjen e jetës 290 mijë nënave që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre me bukë. Edi Rama rihapi plagën e rëndë të emigrimit qindra mijëra grave që sot enden rrugëve të Europës e jetojnë si azilkërkuese në kushtet më të mjerueshme”, shkruan ish-deputetja.

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama, ky shfrytëzues i grave!! Edi Rama nuk la trafikant e përdhunues femrash pa promovuar në parlament, Qeveri e Bashki. Edi Rama hoqi, duke i shantazhuar e kërcënuar edhe me jetë, gratë nga listat e kandidatëve për deputetë dhe futi trafikantët në Parlament. Edi Rama zhyti në mjerim gratë shqiptare duke mos I dhënë asnjë mundësi punësimi. Edi Rama u shkaktoi dhimbjen e jetës 290 mijë nënave që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre me bukë. Edi Rama rihapi plagën e rëndë të emigrimit qindra mijëra grave që sot enden rrugëve të Europës e jetojnë si azilkërkuese në kushtet më të mjerueshme. Edi Rama, kurrë nuk foli për dhunën në rrugë, shtëpi, administratë ndaj grave; as për mijëra gratë e dhunuara apo për 100 gratë e vrara nga dhuna në familje në 4 vitet e fundit. Por sot, në ditën e tij më të zezë, mendoi t’i përdorë përsëri gratë, për të manipuluar e mbuluar dështimin, vjedhjen grabitjen, mashtrimin që u bëri tash 6 vjet shqiptarëve.

 Edi Rama po heq sot disa drejtorë burra që kanë vjedhur, abuzuar e një pjesë duhet të ishin në burg, e thotë se do vendosë gra drejtoresha. Pa i hyrë fare cështjes ligjore, sepse ligji as nuk respektohet e as nuk zbatohet në Qeverinë e Edi Ramës, një gjë është e sigurt: edhe gratë “drejtoresha” nuk do përzgjidhen nga arsimimi, eksperienca, integriteti apo përkushtimi… Me shumë gjasa, ato do jenë si Elisa e 5 milionë eurove në dogana, do jenë fasada e vjedhjeve dhe grabitjeve të rradhës të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Pa larguar Edi Ramën, gratë asnjëherë nuk do të jenë të vlerësuara, të respektuara. Pa larguar Edi Ramën, e keqja thjesht mund të fshihet përkohësisht pas fasadës por sërisht do jetë aty dhe më e rëndë se më parë. #RamaIK

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama vokshi akuza ramës albana vokshi edi rama vokshi akuza ramës

Sondazh

Poll