Politike

Me mjekër të bardhë, Rama si Babagjyshi i Vitit të Ri tek të prekurit nga tërmeti në Floq (Foto)

31 Gusht 2019, 06:18 Nga DOSJA
Me mjekër të bardhë, Rama si Babagjyshi i Vitit të Ri tek

TIRANË– Kryeministri Edi Rama vizitoi një ditë më parë banorët e Floqit të cilët prej dy muajsh qëndrojnë në çadra pasi tërmeti i 1-Qershorit u shkatërroi banesat. Gjithashtu kryeministri e ka pasqyruar këtë vizitë në rrjetet sociale ku ka publikuar disa foto.

Ajo që bie në sy është mjekra e Ramës e cila është më e rritur dhe shumë e bardhë. Në një foto ku kryeministri shfaqet duke takuar disa të moshuar, duket si një Babagjysh i Vitit të Ri.

Mos ndoshta kryeministri Edi Rama ka dashur të përcjellë mesazhin se është pikërisht një ‘plak’ i Vitit të Ri, duke qenë se po u rindërtohen nga qeveria shtëpitë që iu shembën më 1 qershor.

Kryeministri Rama ritheksoi se objektivi është që para dimrit të mos ketë njeri në tendat e emergjencës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama në floq rama si babagjysh i vitit te ri rama në floq rama si babagjysh i vitit te ri

Sondazh

Poll