Politike

Maxhoranca voton pro projektligjin për rrugën 'Qukës-Qafë-Plloçë', Bushka: Opozita s'do që të bëhet rruga për qytetarët

Debate mes opozitës dhe maxhorancës për rrugën Qukës-Qafë-Plloçë.

11 Nëntor 2022, 13:47 Nga A.B
Maxhoranca voton pro projektligjin për rrugën
Bushka

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka votuar pro projektligjit për ndërtimin e rrugës 'Qukës-Qafë-Plloçë'. Votimi u shoqërua me debate nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka dhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Në fund, vetëm mazhoranca votoi pro, ndërsa Bushka tha se ky projekt mund të ishte realizuar që në vitin 2008 mirëpo opozita e la në mes.

DEBATI

Klotilda Bushka: Këtu keqinformoni, bërtisni, kërkoni llogari vetes për gabimet që keni bërë. Mos keqinformoni

Dhurata Çupi: Ju mos vidhni..

Klotilda Bushka: Forca e zhurmuesit ndalon debatin, edhe zhurmuesi e ka kaluar cakun. Dhe të pavërtetat i besoni vetë. Dilni te qytetarët si njerëz që kërkoni llogari por asgjë nuk bëni. Opozita është kundër që të mos ndërtohet rruga për qytetarët, 12 pro, opozita kundër. Që në 2008 do e kishin gati qytetarët rrugën nëse do ishit të përgjegjshëm ju. Me 12 vota pro të maxhorancës qytetarët e Qukës Pogradec ta gëzojnë rrugën. 

klotilda bushka komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll